Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër (e dielë) pjesë e takimit që mbahet çdo vit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.
Pjesë e takimit do të jenë udhëheqës nga e gjithë bota, ndërkohë që në takim do të trajtohen konfliktet e armatosura, në Gaza, Sudan dhe Ukrainë.
Ndërkohë që kryeministri shqiptar ka planifikuar krahas takimeve me homologë edhe pjesëmarrjen në takimin me liderët e rajonit i organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Joseph Borrell. Një takim të veçantë Rama do të ketë edhe me presidenten e rizgjedhur të PE-së Roberta Metsola.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti palestinez Mahmoud Abbas pritet gjithashtu të marrin pjesë në takim.
Zelensky pritet të theksojë nevojën për më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe armë me rreze të gjatë veprimi. Presidenti
Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në takim, megjithatë Rusia do të përfaqësohet nga ministri Sergey Lavrov.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co