
Sot është dita e fundit e samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington, me rastin e 75-vjetorit të krijimit të aleancës Euroatlantike.
Samiti tre ditor nisi më 9 korrik, ndërsa pjesë e tij ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga samiti.
Ai ka rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën.
“Uashington, në samitin e NATO-s, në 75 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”, shkruan Hasani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co