Me debate po shoqërohet sot mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin Tims. Teksa Salianji propozoi që të mblidheshin sërish të hënën, ndërsa propozoi orën 17:00. Por mes palëve nuk është gjetur në dakordësi për orën.
DEBATI
Salianji: Meqë kemi disa propozime dhe nuk kemi dakordësi, ju doni të bllokoni komisionin. Mos ta bëjmë si gallatë. Duam dakordësi. Ju thoni eprorëve; që thamë një fjalë aty, ja çfarë bëmë. Ditën e hënë lëmë një mbledhje tjetër për shkak të ndërhyrjes në TIMS. E lëmë në ditën e hënë, në çfarëdolloj ore që të doni, po jua lë juve në dorë. Sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë. Ditën e hënë i lëmë kohën ekspertëve që të vinë në atë orë që doni ju, që t’i lëmë kohë atyre që të marrim kohë.
Gogu: Unë e di që ti ke frikë sa herë që flas unë. Sa herë që flet ligji.
Salianji: O Lindita eja pak, të fshihem pas teje se kam frikë.
Gogu: Na jepni kohë që të njihemi me kërkesat për informacion. Nëse doni të hënën, ok, hajde e caktojmë.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co