Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë nesër mandatin e deputetit Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë ish-deputetin Ervin Salianji, i cili do të vuajë dënimin me një vit burg për “kallëzim të rremë”.
Mano, i cili ka qenë Kreu i PD-së në Korçë, ishte renditur pas Salianjit në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë.

Ervin Salianji u shpall fajtor me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”
Pas vendimit të Gjykatës, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali anoncoi në seancë vakancën e krijuar duke theksuar se nuk ishte e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.
Kjo gjë shykakoi zemërim te deputetët e opozitës, të cilët i vunë flakën karrigeve të Kuvendin në dyert e institucionit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co