
Tifozët shqiptarë krijuan një atmosferë të mrekullueshme në duelin miqësor ndaj Suedisë, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë ishin më të zhurmshëm në tribuna, duke iu dhënë “leksion” suedezëve, të cilët e kanë pranuar dominimin e shqiptarëve, të cilët nuk reshtën së kënduari asnjë minutë
Në lidhje me atmosferën elektrizuese foli pas ndeshjes edhe futbollisti suedez, Svanberg, i cili në prononcimin e dhënë ndër të tjera deklaroi:
“Ne e dinim që para ndeshjes se do të kishte shumë tifozë shqiptarë. Më vjen mirë që ishin aty se e ngritën rivalitetin. Atmosfera ndërtoi një ndeshje të vërtetë, sa Shqipëria fitonte topin, volumi ngrihej më shumë nga ana e tifozëve. Por në atë moment nuk ke kohë të mendosh gjatë nëse po bërtasin për ty apo për kundërshtarin”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co