Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së për të ndaluar armët bërthamore në hapësirë

rusia ve veton ndaj rezolutes se okb se per te ndaluar armet berthamore ne hapesire
rusia ve veton ndaj rezolutes se okb se per te ndaluar armet berthamore ne hapesire

Rusia vuri veton të mërkurën ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që propozonte një ndalim të përdorimit të armëve bërthamore në hapësirën e jashtme mes shqetësimeve të mbështetura nga inteligjenca amerikane se Moska po përpiqet të zhvillojë një pajisje bërthamore të aftë për të shkatërruar satelitët.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia e përshkroi draftin e OKB-së si një “spektakël të ndyrë” dhe një “mashtrim cinik” të përgatitur nga mbështetësit e rezolutës, SHBA dhe Japonia.

Në shkurt, presidenti Joe Biden konfirmoi se SHBA ka informacione se Rusia po zhvillon një aftësi bërthamore anti-satelitore. Tre burime të njohura me inteligjencën thanë më pas për CNN se arma mund të shkatërrojë satelitët duke krijuar një valë masive energjie kur shpërthen.

Përpara votimit, zyrtarë të lartë amerikanë pohuan se Rusia mund të fshehë diçka nëse vendos veton ndaj tekstit. Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield u bëri jehonë këtyre pretendimeve në fjalimin e saj pas votimit të mërkurën. “Dhe kështu vetoja e sotme shtron pyetjen: Pse? Pse, nëse po ndiqni rregullat, nuk do të mbështesni një rezolutë që i rikonfirmon ato?” pyeti ajo. “Çfarë mund të keni fshehur? Është befasuese dhe është turp.”

Ambasadori amerikan dënoi gjithashtu abstenimin e Kinës, duke thënë se Pekini “ka treguar se më mirë do të mbronte Rusinë si partnerin e saj të vogël, sesa të ruante regjimin global të mospërhapjes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →