
Rusia ka thënë se nuk i njeh urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) për dy komandantët kryesorë rusë lidhur me krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.
Gjenerallejtnant Sergei Kobylash dhe Viktor Sokolov – admiral i marinës, janë dy komandantët ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arrestet të martën.
“Ne nuk jemi palë në statutin e [Romës] – ne nuk e njohim këtë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Kjo është hera e dytë që lëshohen urdhër-arreste për rusët për luftën në Ukrainë.
E para ishte për presidentin Vladimir Putin dhe të dërguarën e tij për të drejtat e fëmijëve.
“Ky nuk është vendimi i parë. Ne gjithashtu e dimë se ka procese të ndryshme të mbyllura që po ndodhin atje, të cilat mbahen të fshehta dhe ne i trajtojmë vendimet e tilla në përputhje me rrethanat”, ka shtuar Peskov.
Peskovi ka thënë se fakti që Rusia nuk ishte nënshkruese e Statutit të Romës, traktatit ndërkombëtar që krijoi GJNP-në, do të thotë se Rusia nuk i njeh urdhërarrestet.
Nuk ka gjasa që shtetasit rusë të ekstradohen për t’u përballur me akuza.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co