
Një kamerier, 17 vjeç është rrahur brutalisht në ambientet e tij të punës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta, në një piceri në qendër të qytetit të Beratit. Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur të riun me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngjarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.
Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve. I plagosuri me inicialet B.D., është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co