Anëtari i një ekuipazhi anije është rrëzuar aksidentalisht duke humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Porto Romano, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co