Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde deklaroi se masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe gjithçka njihet tashmë e tutje nga takimi që do të mbahet në Bruksel.
Rohde tha se është në duar të shteteve anëtare se cili do të jetë vendimi përfundimtar që do të merret në raport me Kosovën, sa i përket vendosjes së masave nga BE. Ambasadori ka cituar edhe vizitën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që takoi zv kryeministrin Besnik Bislimi.
“Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel, ne do të duhet të shohim mirë se çfarë do të vendosin. Tani është në dorën e shteteve anëtare, mendoj se i posaçmi i BE-së, për dialogun, ishte dje në Kosovë, ai dha mendimet e tij, masa duhet të hiqen, të shohim se çfarë vjen”, u shpreh Rohde.
Në vizitën e tij në Kosovë, pasi takoi zëvendëskryeministrin Bislimi, Lajçak tha për mediat se arsyeja e vizitës së tij në Prishtinë ka qenë për të diskutuar rifokusimin në procesin e normalizimit dhe hapat që do të ndërmerren më tej. Ai tha gjithashtu edhe se në takim me zv kryeministrin Bislimi ka diskutuar për përshpejtimin e marrëveshjes bazike, por edhe çështjet e planit të rritjes.
“Çështja e dytë që e diskutua ishte Plani i Rritjes, që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime. Por, për Kosovën e Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe këtu jam unë ai që duhet të bëjë këtë vlerësim për konstruktivitetin. Për këtë kemi diskutuar se si të arrijmë te vlerësimi pozitiv”, ka thënë Lajçak.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co