Rodri u shpall fituesi i “Topit të Artë” 2024 mbrëmjen e sotme nga “France Football”, teksa kjo gjë nuk është kapërdirë dot nga klubi i Real Madridit dhe në veçanti Vinicius Zhunior, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni për shkak të vendimit drastik të madrilenëve për ta “bojkotuar” këtë event.
Menjëherë pas publikimit të verdiktit ka ardhur edhe një reagim i Vinicius në rrjetet sociale.
“Do të jap 10-fish më shumë nga vetja. Ata nuk janë gati për mua”.
Ky status lidhet me bojkotin që braziliani dhe skuadra madrilene i bëri ceremonisë së “Topit të Artë”.
PANORAMASPORT.AL