Sylvinho rinovoi kontratën me Shqipërinë, teksa vendosi të qëndronte me kuqezinjtë të paktën deri në vitin 2025. Zyrtarizimi pritej prej ditësh, ndërsa diçka e tillë erdhi këtë të mërkurë.
Trajneri brazilian ka reaguar për herë të parë pas firmës, teksa në rrjetet sociale shkruan se skuadra do të jetë gati për sfida të reja. Numri një i pankinës nuk lë pa përmendur edhe ecurinë në Europian, ku sipas tij, grupi u përball si i barabartë me të gjithë.
“Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës së stafit tonë teknik deri në dhjetor 2025. Është vazhdimi i punës që nisi një vit e shtatë muaj më parë, me synimin për t’u kualifikuar në finalet Kampionatit Evropian e që u realizua. Ne u përballëm si të barabartë me çdo rival në Euro 2024 dhe dolëm nga turneu krenarë për atë që bëmë. Por tani është koha për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfida të reja. Jemi gati për këtë. Forca Shqipëri!!!” – shkruajti ai.
“50 vjeçari Sylvinho numëron 16 ndeshje në krye të kombëtares kuqezi, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.56 pikë për takim. Shqipëria do të zbresë në fushë në shtator, për ndeshjet e Nations League.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co