Rikthim i bujshëm? Egnatia e shiti në Turqi, ish-kapiteni del lojtar i lirë dhe ndjek në tribunë sfidën me Partizanin

rikthim i bujshem egnatia e shiti ne turqi ish kapiteni del lojtar i lire dhe ndjek ne tribune sfiden me partizanin
rikthim i bujshem egnatia e shiti ne turqi ish kapiteni del lojtar i lire dhe ndjek ne tribune sfiden me partizanin

Xhekson Kenio ndodhet sot në tribunën e stadiumit “Arena Egnatia”, duke ndjekur sfidën Egnatia-Partizani. Ish-kapiteni i rrogozhinasve është aktualisht lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me Istanbulspor në Turqi.



Kujtojmë se Egnatia e shiti kartonin e tij në verën e vitit 2023. Xhekson ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit më parë.

Një rikthim i tij do të ishte i bujshëm. Vlera aktuale në “Transfermarkt” është 700 mijë euro, kështu do e bënte lojtarin më të vlerësuar për kampionatin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →