Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot! Temperaturat deri në 27 Gradë Celsius

reshje shiu dhe shtrengata parashikimi i motit per sot temperaturat deri ne 27 grade celsius





































vendi ynë gjatë ditës së sotme pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

reshje shiu tirane

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh, ndërsa reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Parashikimi i motit nga SHMU:

Ditën e Mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e pasdites gardualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar në veriperëndim dhe zonat malore të vendit por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 21°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 15 deri 27°C

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →