
Një mundësi e madhe e humbur pas humbjeve të Atalantës dhe Milanit në Champions. Do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të krijuar një distancim me Spanjën, e cila i kërcënon në vendin e dytë në renditjen e UEFA-s për sezonin 2024- 25.
Anglia vazhdon të kryesojë tabelën, me 20892 pikë. Italia pason me 17,562, me një diferencë shumë të vogël ndaj Spanjës, që është në 17,464.
I vetmi ndryshim i vërtetë ishte ai që ndodhi menjëherë pas podiumit. Në fakt, Gjermania, e përforcuar nga fitoret e Bajernit dhe Dortmundit u ngjit në vendin e katërt, duke kaluar Portugalinë. Në dhjetëshen e parë janë Franca me 14,214, Belgjika me 13,550, Holanda me 12,250, Greqia me 11,062 dhe Suedia me 10,125.
PANORAMASPORT.AL