
Forcat RENEA kanë arritur që të arrestojnë 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në katin e parë të një pallati.
Edmond Naska raportohet se nuk është lënduar dhe po shoqërohet në spital.
Forcat RENEA arritën të hynin brenda banesës duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas duke thyer xhamat, pasi i moshuari kishte mbyllur derën.
71-vjeçari Edmond Naska qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës rreth orës 10:20. I moshuari, i cili dyshohet se është me probleme mendore, kërcënoi se do të hapte zjarr dhe refuzoi të dorëzohej, duke u izoluar brenda shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat RENEA që bënë të mundur arrestimin e Edmond Naskës. Uniformat blu raportuan se nga të shtënat nuk ka të lënduar dhe se nuk kishte rrezik për jetën e banorëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co