“Rama po zhbën vendimet e Kushtetueses”, Kulluri: Shqipëria udhëhiqet si një autokraci bi-partizane. Propaganda për Sazanin…

rama po zhben vendimet e kushtetueses kulluri shqiperia udhehiqet si nje autokraci bi partizane propaganda per sazanin
rama po zhben vendimet e kushtetueses kulluri shqiperia udhehiqet si nje autokraci bi partizane propaganda per sazanin

Edvin Kulluri, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po zhbën dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me listat e hapura dhe votën e diasporës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se propaganda e Ramës për Sazanin dhe Berishës për “regjimin” janë thjeshtë propagandë idiote dhe perverse, ndërkohë që Shqipëria udhëhiqet si një autokraci bi-partizane.

Postimi i plotë:
Ceshtja e listave te hapura dhe votes se emigranteve nuk eshte ceshtje e PD por e sistemit demokratik qe tre-kater vete po e cmontojne ne nje tryeze pazari apo marreveshjeje pa marreveshje, ta quajme si te duam!

Ajo cfare po ndodh me Reformen Zgjedhore eshte nje turp per PS dhe Rithemelimin. Rama ky “progresist i madh”, “intelektual modern” e te tjera furce po boje si keto dhe “Legjenda i Demokracise” po shbejne hapur 2 vendimet e Gjykates Kushtetuese lidhur me Listat e Hapura dhe Voten e Diaspores. Mirepo sistemi demokratik Gjykaten e Kushtetutes e ka garante te Kushtetutes perkundrejt lirive politike dhe ekonomike te individit apo grupeve sociale dhe te interesit.

Nese vendimet e GJK e cila eshte shprehur qarte per “voten parapelqyese” si koncept i percaktuar ne Kushtetute dhe “te drejten e cdo qytetari per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur”, rrezohen ne nje tryeze anti-kushtetuese domethene qe sistemi garantues eshte goditur drejteperdrejte. Ndaj propaganda e Rames per Sazanin dhe Berishes per “rregjimin” jane thjeshte propagande idiote dhe perverse, nderkohe qe Shqiperia udhehiqet si nje autokraci bi-partizane.

Por si Rama dhe Berisha, nuk jane te vetem ne kete marrezi anti-demokratike. Ata rrethohen nga nje tufe frikacakesh, kermillash e dhjaksash politike qe nuk duan voten e lire por “emerimin” ne Kuvend nga Listat e Kryetarit! Kjo eshte kriza e vertete per te cilen cmimin e paguan vullneti i penguar e i ndrydhur i qytetareve. Kjo eshte ceshtje lirie dhe jo emrash.

Partia Demokratike dhe cdo parti tjeter qe nuk e konsiderojne veten “ceta” kryetaresh duhet te perballen me kete “atentat” ndaj Kushtetutes dhe lirive politike te shqiptareve!

Perndryshe nuk ka asnje kuptim te mbledhim tryeza apo firma per peticione nese nuk gjejme rrugen per te fituar kete beteje per demokracine e jo per disa kryetare partish apo oborrin e tyre.

Asgje nuk te fal kush e aq me pak lirine!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →