Ra nga skafi teksa lundronte me familjarët në plazhin e Velipojës, përfundon në spital e mitura

ra nga skafi teksa lundronte me familjaret ne plazhin e velipojes perfundon ne spital e mitura





































Një vajzë 8-vjeçare është dërguar në spital pasi ka rënë nga skafi, teksa lundronte me familjarët e saj në det, në plazhin e Velipojës.

skafet (1)

Sipas informacioneve të para, e mitura është rrëzuar aksidentalisht dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Mësohet se ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi me iniciale D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar.

Velipojë/Informacion paraprak

Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →