Një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa kryente punime në një banesë në fshatin Suk të Roskovecit.
Ai është dërguar pa shenja jete në qëndrën shëndetsore të Roskovecit rreth orës 12:15.
Ndërkohë u shoqërua në polici pronari i banesës ku 43-vjeçari po punonte kur ra në kontakt me energjinë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në qëndrën shëndetsore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co