
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se avioni ushtarak i rrëzuar javën e kaluar në rajonin e qytetit rus Belgorod u rrëzua nga një sistem i mbrojtjes ajrore ‘Patriot’.
Ai tha se kjo gjë u vërtetua nga një ekzaminim. “Avioni u rrëzua nga sistemi amerikan ‘Patriot’, kjo tashmë është vërtetuar me siguri. Një ekzaminim e ka vërtetuar këtë”, tha Putin gjatë një takimi në Moskë.
Duke u shprehur se Rusia këmbëngul në mbajtjen e një hetimi ndërkombëtar për rrëzimin, Putin tha se nuk e kuptonte pse Ukraina e rrëzoi avionin.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan avionin tonë ‘II-76’, i cili mbante 65 ushtarakë të tyre të destinuar për shkëmbim. Ju pyetët pse e bënë këtë. Unë nuk e di, nuk e kuptoj”, tha Putin. Të mërkurën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi Ukrainën për rrëzimin e një avioni me 65 ushtarakë ukrainas të kapurpër shkëmbim të të burgosurve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co