Protesta e opozitës para Bashkisë/ Tedi Blushi: Ne nuk do tërhiqemi nga tubimet, këtij regjimi i ka ardhur fundi

protesta e opozites para bashkise tedi blushi ne nuk do terhiqemi nga tubimet ketij regjimi i ka ardhur fundi
protesta e opozites para bashkise tedi blushi ne nuk do terhiqemi nga tubimet ketij regjimi i ka ardhur fundi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij gjatë tubimit para Bashkisë së Tiranës.

Teksa janë në protestën e 19-të, Blushi deklaroi se nuk do të tërhiqen derisa të kenë rrëzuar qeverinë të cilën e cilëson si regjim.

Ndërkohë që hodhi akuza edhe drejt Ramës e Veliajt, Blushi tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se po grabiten, nisur nga rritja e taksave u shpreh Blushi.

Pjesë nga fjala e Blushit:

”Tedi Blushi: SPAK është kthyer në organizatë krimianle që mbron kriminelën, Veliaj e Rama me SPAK janë si mishi me thoin.

Nuk ka guxim ti përmend emrin Ramës e Veliaujt, e nëse arrestohet do të ketë dyshime mbi këtë strukturë.

Çfarë e ndalon SPAK-un sot që të arrestojë Veliajn, përvçse janë bashkëpunëtorë.

Ai e ka vendin në burg, do paguajë për gjakun e qindra e mijëra njerëzve të ndershëm që paguajnë taksa, paguajnë 40% në shumë taksa.

Këtij regjimi i ka ardhur fundi, Veliaj do të tërhiqet zvarë nga kjo zyrë por para ndëshkimit që meriton ai do të marrë ndëshkimin nga populli”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →