Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme është ndalur tek protesta kombëtare të thirrur nga opozita më 11 korrik përballë kryeministrisë.
Meta u shpreh se PL do të mbështesë çdo aksion të ndërmarrë përballë “narkoshtetit dhe regjimit kriminal!”
“Partia e Lirisë është për të mbështetur çdo aksion opozitar përballë këtij narkoshteti dhe regjimi i cili është në mënyrën më të qartë një regjim kriminal. Mjafton të shohim situatën në shëndetësi, bujqësi, shpopullimin, falimentimin e fermerëve vendas dhe favorizimin e importuesve të lidhur me qeverinë dhe pastaj në të gjitha fushat e tjera”, tha Meta.
Kujtojmë se më 11 korrik opozita do të zhvillojë protestën kombëtare para kryeministrisë, vendim ky i cili në mbledhjen e kryesisë së PD pak ditë më parë.
Ka qenë demokrati Luçiano Boçi ai i cili zbuloi për mediat kërkesat që do të shpalosin në protestë.
Boçi tha se do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, pasi po mbahet në arrest pa të drejtë dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.
“Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha. Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika
Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.
Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, tha Boçi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co