Pronari i Botafogo kontaktoi Silvinjon për pankinën, mediat braziliane zbulojnë: Burime pranë klubit konfirmojnë se…

pronari i botafogo kontaktoi silvinjon per pankinen mediat braziliane zbulojne burime prane klubit konfirmojne se
pronari i botafogo kontaktoi silvinjon per pankinen mediat braziliane zbulojne burime prane klubit konfirmojne se

Klubi i Botafogos është në kërkim të një trajneri të ri dhe pronari amerikan i tij, Xhon Tekstor, sheh edhe teknikun e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, si një prej alternativave për t’u ulur në bankinën e këtij klubi.



Lajmi është shpërndarë në ditët e kaluara në mediat braziliane, ku flitet edhe për një video-telefonatë mes Tekstor dhe Silvinjos, ashtu siç ka bërë edhe me trajnerë të tjerë të cilët janë marrë në shqyrtim nga pronari amerikan i këtij klubi. Silvinjo ka zgjedhur të heshtë dhe të mos bëjë komente rreth ofertës që mendohet se ka marrë nga presidenti i klubit i cili ka në pronësi edhe Olimpik Lionin në Francë, Molenbekun në Belgjikë si dhe është bashkëpronar te Kristal Palas në Angli.

Një firmë te Botafogo mund të hapte dyert edhe për këto klube ndaj mendohet se propozimi për trajnerët që ka kontaktuar Tekstor, përfshinte edhe mundësinë e përmirësimit në të ardhmen duke kaluar në drejtimin e skuadrave të tjera që ka në pronësi, duke e bërë këtë një mundësi mjaft tunduese.

Por duket se këtë fat nuk do ta ketë Silvinjo. Sipas “O’Globo”, një prej mediave më të mëdha në Brazil, Tekstor ka qe tani akordin me një trajner dhe do ta bëjë publik vetëm pasi të zyrtarizohet firma në ditët e ardhshme.

Ajo që thekson kjo media, është se burimet pranë klubit kanë bërë të ditur se trajneri nuk do të jetë brazilian, por i Huaj. Kjo praktikisht mbyll çdo diskutim për Silvinjon, i cili duket se do të vazhdojë planin fillestar dhe do të jetë në pankinën e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026.E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →