Presidenti i Venezuelës zhvendos datën e Krishtlindjeve

presidenti i venezueles zhvendos daten e krishtlindjeve
presidenti i venezueles zhvendos daten e krishtlindjeve

VENEZUELE

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka vendosur të afrojë festën e Krishtlindjes në 1 tetor. Lideri 61-vjeçar i shtetit në Amerikën Latine, fitoi pak ditë më parë mandatin e tij të 3-të 6 vjeçar, pavarësisht pretendimeve të shumta për manipulim të procesit zgjedhor.

Në një intervistë televizive, ai nuk e fshehu gëzimin për fitoren në zgjedhje, duke thënë se do të firmosë një dekret për ta zhvendosur festën e Krishtlindjes në 1 tetor.

“Është shtator dhe tashmë ka aromë si Krishtlindje. Kjo është arsyeja pse këtë vit, në homazh për ju, në mirënjohje ndaj jush, unë do të dekretoj që Krishtlindjet të sillen në 1 tetor”, tha Maduro gjatë një daljeje televizive.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që lideri ndryshon datat e festave popullore, sidomos Krishtlindjet të cilat në vitin 2020 nisën në 15 tetor, kurse në 2021 nisën nga 4 tetori, Krishtlindja festohet në 25 dhjetor, kur mendohet se është edhe data e lindjes së Krishtit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →