E ardhmja e Didier Deschamps, trajnerit të Francës, vijon të vihet në dyshim edhe pse ka një kontratë deri në 2026. Ndryshe nga perceptimi publik, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, beson shumë te Deschamps, trajneri nuk rrezikon edhe nëse nuk fitojnë në Gjermani:

“Nuk ka asnjë dyshim mbi këtë. Nuk më pëlqen të jap një gjykim të parakohshëm. Ne jemi mes ekipeve favorite, nuk duhet të hedhim asnjë gurë kundër kësaj makinerie fituese”, u shpreh Diallo për El Figaro, duke iu përgjigjur më pas pyetjes në lidhje me Zinedine Zidane, i cili prej kohësh shihet si pasuesi i Deschamps:

“Zidane është një nga ikonat e futbollit francez dhe duhet të tregojmë gjithnjë respekt ndaj tij për atë që ka dhënë për Francën. Por ne kemi në dispozicion trajnerin më të mirë të futbollit francez, i cili ka një kontratë deri në 2026. Kjo është e gjitha”, u shpreh presidenti i Federatës Franceze të Futbollit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co