Policia shpëtoi 11 emigrantët që ishin marrë peng, ministri Balla: Personat u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, mbaheshin nën kërcënimin e armëve

policia shpetoi 11 emigrantet qe ishin marre peng ministri balla personat u gjeten ne nje territor malor ne malin e zi mbaheshin nen kercenimin e armeve scaled



































Ministri i Brendshme, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor të përbashkët me Malin e Zi, ku u shpëtuan 11 emigrantë të marrë peng.

balla

Ministri Balla shkruan se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të cilët ishin marrë peng nga një grup kriminal.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të marrë peng nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas afganë. Pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, ku mbaheshin nën kërcënimin e armëve dhe dhunës”, thuhet ne reagimin e ministrit Balla.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →