
Ka ardhur edhe reagimi i parë i ndërkombëtarëve, për planin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë.
Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë në një reagim për News 24 shprehet se nuk ka ndonjë koment në këtë fazë. Në reagim, thuhet se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.
Zyra e BE-së në vendin tonë deklaron se Bashkimi Europian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por se nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.
Reagimi per News24 i Delegacionit të BE në Tirane mbi nismën e kryeministrit Rama: Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co