
Rayo Vallecano ka arritur që të marrë një pikë në përballjen kundër Real Madrid në mbrëmjen e djeshme. Një ndeshje shumë dramatike e cila ka parë rezultati të përmbyset. Vendasit kaluan në avantazh 2-0, por madrilenët përmbysën gjithçka në 2-3.
Kur pritej që ekipi i Ancelotit të thellonte diferencën, Vallecano do të reagonte sërish për të barazuar në 3-3. Ndërkohë trajneri i Vallecanos kishte menduar që Vinicius Junior ta mbyllte me Ivan Balliun, ky i fundit kishte për detyrë që ta acaronte pak edhe nga nervat brazilian pasi e ka bërë me sukses në të shkuarën.
Kështu ndodhi teksa menjëherë pasi Vinicius Junior u hodh në fushë në minutën e 63, vetëm 3 minuta më vonë, ishte Ivan Balliu që u hodh në fushë nga krahu tjetër. Balliu hyri me detyra të qarta duke e bërë jo pak nervoz Vinicius. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news