Policia ka arrestuar një person të identifikuar si Viserjon Metuku, 30 vjeç, i cili dyshohet se është autori i plagosjes së 42-vjeçarit në Tiranë.
Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 33-vjeçar, bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë.
Të dy këta shtetas, akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim,
I plagosuri u paraqit në urgjencën e QSUT-së sot për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është dëmtuar në këmbë me mjet prerës.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë.