
GJIROKASTËR – Policia në Gjirokastër njofton se ka arrestuar një të mitur, që gjatë ditës së djeshme ka plagosur një 15-vjeçar.
Efektivët bëjnë me dije se veprimet proceduriale janë kryer në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes.
Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co