Pesë të burgosur, në mesin e tyre edhe më i rrezikshmi, Mark Cameron Roscaleer, janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali.
Sky News raporton se arratisja e organizuar ka ndodhur të shtunën nga burgu Vale de Judues, që ndodhet 70 kilometra në veri të Lisbonës.
Burrat e moshës mes 33 dhe 61 vjeç u ndihmuan nga jashtë nëpërmjet shkallëve për të kapërcyer murin, ndërsa të njëjtit po vuanin dënimin për rrëmbim dhe grabitje.
39-vjeçari Roscaleer, është konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa iu kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin kontaktet me të, në rast se e shohin.
“Ata arritën të hidhnin një rrjetë pasi s’ka roje për të parë perimetrin. E vunë shkallën pas murit dhe prej andej, me një litar të punuar me dorë, u ngjitën mbi mur”, thuhet në njoftimin e Frederico Moraisit, udhëheqës i Unionit Kombëtar të Gardianëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co