
Qeveria peruane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të paktën 96 rrethe në 15 rajone të vendit për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shirat e dendur në javët e fundit.
Vendimi i qeverisë, i cili do të jetë në fuqi për 60 ditë, lejon “ekzekutimin e masave dhe veprimeve të menjëhershme dhe të nevojshme emergjente për reagim dhe rehabilitim sipas rastit”.
Është aktivizuar ligji që lehtëson dhurimin e ushqimit dhe transportin e donacioneve gjatë fatkeqësive natyrore. Po kështu, disa shërbime mund të ofrohen “falas”, si ushqimi, trajtimi mjekësor, transporti, logjistika e dërgimit dhe çdo shërbim tjetër që mund të ndihmojë të prekurit nga shirat.
Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë ka parashikuar reshje mesatare deri të dendura deri në 13 shkurt në zonat malore dhe reshje mesatare deri në ekstrem në bregdetin verior.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co