Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor do të fitojë shumicën e vendeve në parlamentin e Francës.
Kështu thonë sondazhet e para serioze në shtetin francez, duke vendosur të majtët në një fitore ndaj Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme të Marine Le Pen.
Fronti i Ri Popullor llogaritet se do të marrë deri në maksimumi 200 vende në parlament, shkruan BBC.
Në vend të dytë vjen Aleanca e Ansamblit e Emannuel Macron me deri në 170 vende. Tubimi Kombëtar nuk pritet të marrë më tepër se 140 vende.
Republikanët pritet të marrin 60 vende në parlament, partitë e vogla të majta deri në 15 vende dhe partitë e tjera, pjesën tjetër të mbetur në vendeve në parlament. Për më tepër shikoni grafikën e publikuar nga BBC.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co