Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit për të përjashtuar 24 deputetë nga Kuvendi, duke e krahasuar situatën me regjimin e Nicolás Maduro në Venezuelë. Ai e cilësoi këtë akt si një shenjë frike nga revolta e deputetëve dhe si një masë ndëshkimore të paprecedentë në 32 vitet e pluralizmit.
[embedded content]
Berisha shprehu mirënjohje ndaj atyre që, sipas tij, përfaqësojnë kauzën e drejtë të shqiptarëve. Ai theksoi se kjo betejë është për jetë ose vdekje, duke u përballur me atë që e quajti një “narkoregjim” të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
“Duke përjashtuar këta deputetë, ata mendojnë se do shpëtojnë nga ndëshkimi popullor, por harrojnë se sot janë qindra e mijëra shqiptarë të gatshëm të reagojnë,” deklaroi Berisha. Ai theksoi se revolta popullore që po përshkon vendin do të shuhen ata që e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të varfër dhe të korruptuar.
“I tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori, njëlloj si Maduro, Rama përjashtoi 24 deputetë të parlamentit
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore, më të pakufishme. Mirënjohje ndaj jush guximtare dhe guximtarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët me fjalën e tyre frymëzojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, ndriçojnë me dritën e së vërtetës mendjet e tyre dhe shpërndajnë terrin e hipokrizisë, terrin e demagogjisë, terrin e propagandës vulgare që regjimi diktatorial i bazuar në lidhjet me krimin, me drogën me vjedhjen e shqiptarëve shpërndan në mediat e tij çdo minutë, çdo orë në Shqipëri dhe mendjet e shqiptarëve.
Sot narkoregjimi njëlloj sikur të ishte Maduro i Venezuelës, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga përlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar pasi ka burgosur zv.kryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 22 deputetë të tjerë.
Këta anëtarë të organizatës kriminale të Edi Ramës, këta bashkëpunëtorë në krim, në vjedhje dhe trafiqe me atë që panë me sytë e tyre në oborrin e parlamentit e kuptuan se kjo betejë është betejë për jetë ose vdekje, është betejë për triumfin e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës.
Ata e panë se shpresë për ta nuk ka më, se revolta popullore që po zien në të katërta anët e vendit do t’i fshijë dhe do t’i hedhë në koshin e plehrave të historisë, aty ku e kanë vendin si keqbërësit më të mëdhenj në historinë e kombit shqiptar.
Ata mendojnë se duke zbrazur parlamentin do shpëtojnë nga ndëshkimi popullor, po ata harrojnë se sot me guximin, trimërinë e parlamentarëve të opozitës, janë qindra e mijëra shqiptarë të gatshëm të vërsulen kundër tyre, të gatshëm t’ju shpërblejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e tyre, të gatshëm t’ju rezervojnë fundin që meritojnë”, tha Berisha.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co