
Dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar dyshohet se janë larguar nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan.
Sipas policisë, ka qenë përgjegjësi i qendrës sociale i cili ka kallëzuar largimin e të miturve.
Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co