
PRISHTINË – Ka përfunduar takimi trepalësh Bislimi-Petkoviç dhe Lajçak në Bruksel.
Kështu njofton korrespondentja e RTK-së nga Brukseli. Ajo ka thënë se nga takimi s’ka pasur ndonjë rezultat konkret dhe ka shtuar se pritet një takim i radhës gjatë javës së ardhshme në Bruksel.
Ndërkohë Radio Evropa e Lirë raporton se palët do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e problemit të dinarit deri më 22 mars.
Kështu tha në fund të takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.
Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co