
Një makinë është shkrumbuar nga flaket, teksa ishte në ecje në aksin Qafë-Thanë Pogradec. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ra në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
[embedded content]
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co