
Pjesëmarrësit në konferencën e Ukrainës në Zvicër duhet të diskutojnë propozimet e paqes të presidentit rus Vladimir Putin nëse duan të “shpëtojnë botën”.
Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve TASS përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Nëse konferenca në Zvicër synon të shpëtojë botën, atëherë diskutoni propozimin e Vladimir Putin. Presidenti rus ka thënë gjithçka dhe ka treguar rrugën e vërtetë drejt paqes. Vetëm ata që nuk duan paqen nuk mund të shohin, nuk mund të kuptojnë”.
Zyra e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky tashmë e ka hedhur poshtë nismën e presidentit rus.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co