Pas operacionit, kryeministri i rikthehet punës! Rama mbledh kryetarët e bashkive

pas operacionit kryeministri i rikthehet punes rama mbledh kryetaret e bashkive





































Pas operacionit, kryeministri Edi Rama i rikthehet axhendës politike. Mësohet se kreu i qeverisë do të mbledhë sot në një takim kryetarët e Bashkive.

rama

Mbledhja do të zhvillohet rreth orës 10:00 në ambientet e Kryeministrisë.

Ky takim vjen disa muaj pas takimit të fundit në muajin korrik, ku një nga detyrat kryesore që u la kryebashkiakeve ishte përshpejtimi i procesit të legalizimeve.

Kryeministri Edi Rama iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Ndërhyrja e disa ditëve më parë zgjati për 2 orë dhe u krye ekipi mjekësor nën drejtimin e Shefit të Kirurgjisë në QSUT, Doktor Arben Gjata.

Kreu i qeverisë iu nënshtrua operacionit për hernie inguinale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →