
Në datat 6-7 korrik në Montreal, Kanada u mbajt takimi i rradhës i Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve Frankofone. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë takimit, u diskutua mbi disa çështje të rëndësishme dhe aktuale, kombëtare dhe globale, të zhvillimit të vendeve frankofone dhe rolit të parlamenteve në zgjidhjen e tyre, si përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën parlamentare, komunikimi institucional, kontributi i parlamenteve në edukimin demokratik e qytetar dhe roli i zyrës së vizitorëve etj.
Ky takim do të pasohet në datat 8-9 korrik me Sesionin Plenar të 49-të, të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilin do të jetë pjesëmarrës edhe Kuvendi i Shqipërisë, në Montreal të Kanadasë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co