INDONEZI – Indonezia është goditur nga disa nga erërat më të forta të regjistruara në vend, duke plagosur të paktën 33 persona. Ndërtesat u dëmtuan, pasi erërat ‘goditën’ qytetin e Sumedang në provincën e Javës Perëndimore.
Videot e ngarkuara në mediat sociale tregojnë mbeturinat që fluturojnë nëpër ajër, çatitë e grisura nga ndërtesat dhe një pjesë e një dyqani që shembet. Një klimatolog në organin kërkimor qeveritar BRIN tha se erërat ishin mjaft të forta, për t’u konsideruar si një tornado. “Babai im ishte ulur në tarracën tonë dhe papritmas ai pa plastikën që fluturonte dhe rrotullohej. Jo shumë kohë më pas, era e fortë erdhi pranë shtëpisë sime”, i tha Reuters Kay Tiara, një banore e Sumedang.
“Çatia e shtëpisë sime u largua menjëherë. Unë dhe familja ime u mbuluam brenda shtëpisë sime,” shtoi ajo. Agjencia e Indonezisë për zbutjen e fatkeqësive tha se nuk janë raportuar lëndime serioze. Erma Yulihastin, një klimatologe në BRIN, i tha BBC Indonesia se ajo beson se erërat ishin më tepër se 40 km/orë dhe fenomeni mund të konsiderohej një tornado.
Sidoqoftë, Këshilli i Klimatologjisë dhe Gjeofizikës i Meteorologjisë i Indonezisë (BMKG) nuk e quajti fenomenin të tillë. ‘Erërat zgjatën deri në 20 minuta’, tha zonja Yulihastin. Erërat e mëparshme më të forta në Indonezi u panë në Cimenyan, Bandung, në vitin 2021, kur arritën shpejësinë deri në 56 km në orë.
(BBC-BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co