Megjithëse opozita nuk e ka votuar në Parlament ngritjen e komisionit parlamentar për dezinformimin, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, përkatësisht Gazment Bardhit, Agron Dukës dhe Mesila Dodës, që të propozojnë emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit.
Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej të cilëve nga mazhoranca dhe 5 nga opozitar.
Tre prej anëtarëve të opozitës i takojnë grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co