
Nuk ndalet agresioni rus në Ukrainë. Autoritetet ukrainase thonë se dy vullnetarë francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë dje gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Khersonit.
Lajmi u dha nga guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.
“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori Prokudin në Telegram. “Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi më tej ai, pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co