“Nuk keni përkrahur asnjëherë asnjë skemë”, Duka për kritikat për ‘final 4’: Edhe Botërorin e humb për një penallti

nuk keni perkrahur asnjehere asnje skeme duka per kritikat per final 4 edhe boterorin e humb per nje penallti
nuk keni perkrahur asnjehere asnje skeme duka per kritikat per final 4 edhe boterorin e humb per nje penallti

Armand Duka ishte i ftuar në një intervistë me Gerti Çarçanin në emisionin “Skaner”, i cili transmetohet në “MCN TV”. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka prekur shumë çështje gjatë intervistës, duke folur gjerë e gjatë rreth problematikave të futbollit shqiptar. Sa i përket formulës së re për kampionatin “Abissnet Superiore”, Duka është shprehur se diskutimet janë gjithmonë të pranishme në futboll. Sipas tij, kjo formulë e rrit interesin dhe vëmendjen për futbollin.

“Nuk besoj se keni përkrahur asnjëherë asnjë skemë. Ju nuk keni thënë ‘OK’ edhe për reformën në kampionatin e të rinjve, që ka një rivalitet si në kampionatin e të rriturve. Kështu që nuk pres që ju të thoni “Uau” për këtë skemë. Çdo gjë do një afat që të ketë maturimin, rritjen dhe të japë rezultatet e saj. Edhe kampionatin Botëror e humb për një penallti. Kryesorja është që t’i japim më shumë vëmendje futbollin. Rivaliteti me 4 skuadra që në fund do të ndajnë titullin rrit më shumë rivalitetin dhe shton më shumë interesin. Sigurisht që shton edhe disa të ardhura më shumë, por këto të ardhura nuk janë jetike për klubet. E rëndësishme është që të rritet interesi.

Gara ndahet edhe për një penallti, edhe për një minutë. Ka pasur gara në kampionatin shqiptar që janë ndarë me golavarazh. Janë marrë specialistët më të mirë të futbollit për të vendosur. Kjo është një gjë e re. Gjithmonë gjërat e reja janë më interesante në futboll. Sa më tepër gjëra të reja, aq më bukur. Këtu te loja jonë nuk ka mendime të njëjta asnjëherë. Ne rritemi nga mendimet ndryshe”, ka thënë Armend Duka./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →