“Nuk ka asnjë politikan që nuk do të kapë drejtësinë”- Indrit Sefa: Qeveria ka të gjitha mekanizmat për ta luftuar korrupsionin, s’i nevojitet komisioni ‘Xhafaj 2’

nuk ka asnje politikan qe nuk do te kape drejtesine indrit sefa qeveria ka te gjitha mekanizmat per ta luftuar korrupsionin si nevojitet komisioni xhafaj 2





































Avokati Indrit Sefa është shprehur se qeveria i ka të gjitha mekanizmat për të luftuar korrupsionin dhe se nuk i nevojitet një komision.

sefa

Ai u shpreh në studion e emisionit ‘Open’ se, fakti që qeveria po ngre një komision ‘Xhafaj 2’ do të thotë që “disa gjëra i paskan shpëtuar kësaj mazhorance për të kapur të gjithë drejtësinë”.

“Sot qeveria duhet të krijojë ambientet e nevojshme për funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë. Unë e kam parë që në fillim ngritjen e këtij komisioni anti-korrupsion, asgjë nuk thotë, gjithçka e rrëmujshme.

Qeveria të krijojë kushtet, të mbështesë infrastrukturën e institucioneve të drejtësisë. Këta ekspertët që u morën me reformën në drejtësi sot i ke pjesë të institucioneve, nga Gjykata Kushtetuese e kështu me radhë.

Të gjithë politikanët duan ta kapin drejtësinë. Fakti që kanë ngritur një komision Xhafaj2 tregon se disa gjëra i paskan shpëtuar kësaj mazhorance për të kapur të gjithë drejtësinë”, tha Sefa.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →