
Liverpuli ishte i vetmi ekip në Europë që deri tani nuk e njihte momentin e vështirë dhe krizën. Por në kohët e fundit, ekipi i Arne Slot po çalon dhe ka humbur shumë nga shkëlqimi i mëparshëm, pavarësisht se rezultatet flasin ende në favor të tyre.
Sinjalet e para po vijnë si për të treguar se një fortunë e madhe mund ta pres këtë skuadër nëse nuk do të vijnë ndërhyrjet e duhura. Liverpuli vinte nga një humbje me Plymouth, vendi i fundit në Championship dhe një barazim me Everton në Premier League.
Në ndeshjen e sotme, Liverpuli u përball me Ëolves dhe fitoi në shifrat 2-1. Diaz dhe Salah do të shënonin në pjesën e parë, duke krijuar idenë e një ndeshje të mbyllur. Megjithatë Cunha barazoi në të 67 dhe Ëolves thuajse e mbylli Liverpulin në portën e saj në pjesën e dytë.
Për më tepër, në Anfield. Statistikat janë shumë të çuditshme teksa në pjesën e dytë, pritshmëria për gol te Liverpuli ishte 0, ndërsa te Ëolves ishte 1.00. Shifra shumë të rralla për t’u parë, ashtu si edhe goditjet totale në pjesën e dytë, 0 goditje nga Liverpuli dhe 10 goditje nga Ëolves. Një tre pikësh që mund të përdoret edhe si një sinjal i mirë se Liverpuli mund të fitojë edhe në ditë të keqe, por kohët e fundit ditët e këqija te Liverpuli po shpeshtohen… /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news