Bepe Marota ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sports”, ku ka dhënë përshtypjet e tij të deritanishme për Internin. Drejtori i zikaltërve ka thënë ndër të tjera se në futboll duhet të jesh ambicioz dhe të synosh gjithnjë për objektiva në dukje utopikë. Sa i përket moshës së madhe të lojtarëve të Interit, Marota ka theksuar se trofetë nuk fiton dot me talente, por me një kombinim mes të rinjve dhe lojtarëve me përvojë.
“Nëse ke 11 talente, atëherë nuk fiton dot asnjë kompeticion. Rëndësia e një ekipi sportive është që të bëjë bashkë një simbiozë mes të rinjve dhe të vjetërve. Ne kemi dinamizmin e të rinjve, entuziasmin e të rinjve dhe përvojën e mençurinë e të vjetërve.
Jam i lumtur këtu dhe shpresoj që të jap ndihmën time për arritjen e rezultateve të tjera. Në sport, duhet të jesh ambicioz, përndryshe nuk mund të fitosh. Kur disa nga kolegët e mi nga klube të mëdha thonë: ‘duhet të përfundojmë në 4 më të mirat’, unë nuk bie dakort, sepse duhet të kesh nervin e duhur për të pasur objektiva utopikë”, ka deklaruar Bepe Marota./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news