Trajneri i Anglisë është zyrtarisht Tomas Tuhel. Ai do të marrë drejtimin e “Tre Luanëve” në fillim të vitit 2025-të, që në 1 janar pasi ka firmosur një kontratë 18-mujore.
Lajmi u bë i ditur nga vetë federata angleze përmes një postimi në rrjetet sociale.
Tuhel pritet të prezantohet që sot në një konferencë në mesditë dhe rroga që pritet të përfitojë do jetë diku 4.5-5 milionë paund në vit. Ai është trajneri i tretë jo-anglez i ekipit të meshkujve të Anglisë, pas Sven-Goran Eriksonit dhe Fabio Kapelos.
PANORAMASPORT.AL