Arsenali është larguar me një humbje minimale 1-0 ndaj Interit nga “Xhuzepe Meaxa”. Mikel Arteta ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me arbitrimin. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri spanjoll tregon dyshimet e tij për penalltinë e zikaltërve, e cila vendosi edhe fatin e këtij takimi. Ndërkohë, Arteta ka ngritur zërin për një 11 metërsh të mohuar ndaj Merinos. Përpos pakënaqësive ndaj arbitrimit, loja e zhvilluar nga ekipi e ka ngrohur trajnerin e Arsenalit. Sipas tij, me këtë mënyrë të luajturi, “topçinjtë” mund të fitojnë pa probleme derbin e fundjavës kundër Çelsit.
“Sot mund të shënonim dy gola. Arbitrimi? Nuk e kuptova penalltinë për Interin dhe nuk e kuptova përse nuk na u dha një penallti kur Merino u godit në fytyrë. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë sa i përket kësaj. Për fat të keq duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë përpara. Me këtë lojë mund të shkojmë direkt në Çelsi dhe të fitojmë”, ka deklaruar Mikel Arteta./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news