
Elseid Hysaj dukrt se po bën gjithçka për të mbetur pjesë e Kombëtares dhe njëkohësisht për të mos zbritur nga paga e tij e lartë. Lacio po punon nga ana tjetër për ta larguar, por i vetmi vend që mund t’i mbulojë pagën është Arabia Saudite.
Prej andej nuk janë ekipet e dorës së parë të interesuara për Hysajn çka do të thotë se Kombëtarja do të largohej gjithmonë e më shumë. Sipas mediave italiane, Hysaj po bën gjithçka për të kaluar te Lecce në Serinë A.
Nga krahu tjetër ekipi i Giampiolo e dëshiron po kaq shumë shqiptarin, por problemi i tyre mbetet rroga e tij e lartë. Lecce po punon dhe kërkon një marrëveshje me Lacion që të dy klubet të bashkohen për të mbyllur pagesën e Hysajt, por sigurisht që kjo është e vështirë pasi kryeqytetasit duan të largojnë barrën financiare të shkodranit. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news